Kryesore » 2012 » Qershor » 28 » Serbët zbarkojnë me autobusë në Mitrovicë, "luftë', me policinë në kufi
10:59 AM
Serbët zbarkojnë me autobusë në Mitrovicë, "luftë', me policinë në kufi
"Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë", thuhet në njoftimin e policisë."Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.
Ndryshe, manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan.Autoritetet e rendit kanë shtuar praninë në rrugët që çojnë drejt këtyre lokacioneve.Mediat serbe njoftojnë se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishin nisur për në Gazimestan, për të shënuar festën e Vidovdanit.

Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.
Raportohet se grupin e serbëve e ka ndaluar Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdare dhe është përpjekur që t’iI kthejë prapa.

Pas kësaj, ka pasuar përleshja, ku thuhet se janë përdorur edhe armë.

Thuhet se nga 13 të lënduarit, 10 janë dërguar në spitalin kirugjik në Prokuple.

Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq të ketë thënë se dhjetë serbët kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë.

"Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviq.

Më herët, Policia e Kosovës, ka kthyer nga Mitrovica një grup serbësh në Merdare, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë.

Personat ishin pjesë e grupit marshues të Vidovdanit.

Ndryshe, sot në Kosovë serbët shënojnë kremten e ashtuquajtur të Vidovdanit, që shënohet çdo vit më 28 qershor në Gazimestan.

Rexhepi: Disa policë të lënduar në Merdare nga serbët

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare.

Ministri Rexhepi tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.

Ai tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

"E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lenduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gure”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.

"Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai.

Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.

Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si "Vidovdan”.

Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka njoftuar se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus