Kryesore » 2012 » Maj » 29 » Serbët nuk lejojnë heqjen e barrikadës në Rudarë
1:59 PM
Serbët nuk lejojnë heqjen e barrikadës në Rudarë
Disa qindra serbë janë tubuar rreth orës 11:30 në Rudarë të Zveçanit, pasi automjetet e KFOR-it janë nisur në drejtim të barrikadës së betonuar në këtë zonë.
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s, Xhozef Llinç, mësohet të ketë biseduar me kryetarin ilegal të Zveçanit, Dragisha Milloviq, nga i cili ka kërkuar heqjen e barrikadës.Milloviq ka thënë se pengesa rrugore nuk mund të hiqet nëse për një gjë të tillë nuk vendosin përfaqësuesit e serbëve që kanë vendosur barrikadën.
Milloviq ka propozuar që qytetarët të zhbllokojnë automjetet e KFOR-it dhe ushtarët të kthehen në drejtim të Leposaviqit. KFOR-i mësohet të ketë pranuar këtë dhe qytetarët janë shpërndarë.Situata në këtë pjesë të Kosovës aktualisht thuhet të jetë e qetë.Barrikadat në veri janë vendosur në fund të korrikut të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për futjen nën kontroll të vendkalimeve 1 dhe 31, në kufi me Serbinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus