Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Serbët e veriut kundërshtojnë zhdoganimin kosovar
1:20 PM
Serbët e veriut kundërshtojnë zhdoganimin kosovar
Një barrikadë e re është vendosur në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më saktësisht në Jarinë, ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet në Kosovë.Sipas mediave serbe, serbët e veriut po pengojnë qarkullimin e kamionëve që transportojnë mallra, për të kundërshtuar zhdoganimin që u bëhet në terminalin doganor në pjesën jugore të Mitrovicës.Mediat serbe citojnë ata të kenë thënë se bllokada që kanë vënë do të vazhdojë derisa të ndërpritet zhdoganimi i mallit që vjen nga Serbia.Jarina dhe Bërnjaku janë dy vendkalime kufitare në veri të Kosovës, ku ende nuk është funksionalizuar tërësisht shërbimi doganor.Zhdoganimi bëhet në një terminal të vendosur në jug të qytetit të Mitrovicës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus