Kryesore » 2012 » Qershor » 26 » Selimi: Pse FBI? në zbardhjn e rastit Asanaj
12:21 PM
Selimi: Pse FBI? në zbardhjn e rastit Asanaj
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi e ka cilësuar si të panevojshëm kërkesën për përfshirjen e FBI’së në hetime rreth rastit të Dino Asanajt.
 Sipas tij, nga ekzaminimet ka rezultuar se ish–shefi i AKP’së ka bërë vetëvrasje. Por deputeti Selimi vlerëson se ftesa hetuesve amerikanë u është bërë më shumë për të vërtetuar rezultatet, meqë besimi i qytetarëve në institucionet kompetente është lëkundur. Ai ka thënë se ekspertizat e kryera dhe fjala përfundimtare që ka dhënë Mjekësia Ligjore, se ish-shefi i AKP`së ka bërë vetëvrasje, kanë mjaftuar që hetimet e mëtutjeshme t`i kryejë Prokuroria dhe Policia e Kosovës.Në një prononcim për Express, ai është shprehur se ky rast nuk ka qenë edhe mjaft kompleks që të kërkohet ndihmë nga Byroja Federale e Hetuesisë, meqë rezultat e përfundimtare kanë treguar se Dino Asanaj ka bërë vetëvrasje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus