Kryesore » 2012 » Mars » 28 » Selimi: Krenar për bashkëpunimin me Jelenën
3:43 AM
Selimi: Krenar për bashkëpunimin me Jelenën
Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi ka folur edhe njëherë për raportet e tij me serben Jelena Bjelica, e përmendur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu si bashkëpunëtore e Albin Kurtit. Selimi ka thënë se ndjehet krenar për bashkëpunimin rreth gjashtë muajsh që ka bërë me të. "Jam krenar për atë kohë. Ne e patën krijuar një gazetë në gjuhën serbe, me qëllim të thithjes së makertingut serb. Më pas jam larguar dhe nuk mund të them se ajo është spiune e BIA-së" ka thënë Selimi. Duke folur për angazhimin e tij në PDK, ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është një forum që pranon edhe mendime ndryshe për dallim nga Vetëvendosje ku të ka vetëm një linj të mendimit. Selimi ka përmendur një sërë aktivitetesh të MPJ-së vecmas në sferën e lobimit, dhe pozicioni i Kosovës pas marrëveshjeve me Serbinë për fusnotën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus