Kryesore » 2012 » Maj » 20 » Sekuestrohen 16 kg heroinë në veturën me targa Kosovës (+VIDEO)
8:04 PM
Sekuestrohen 16 kg heroinë në veturën me targa Kosovës (+VIDEO)
Në vendkalimin kufitar "Deve Bair" të Maqedonisë me Bullgarinë mbrëmë në një makinë me targa të Kosovës janë gjetur rreth 16 kilogram heroinë. (VIDEO) Sipas policisë, droga u gjet në katër rrotat e makinës të tipit "Audi", që u zbulua me ndihmën e një qeni antidrogë. Poliia me këtë rast ka ndaluar shoferin e makinës, i cili posedonte pasaportën serbe dhe të Kosovës. MPB ka bërë të ditur se po heton edhe përfshirjen e një rrjeti të tërë në trafikimin e drogës nga Turqia, përmes Bullgarisë në Maqedoni, ndërsa destinacion final ishte Kosova. Drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov theksoi se operacioni i zbulimit dhe gjetja e drogës është pjesë e aksioneve "Bosfor", me ç`rast deri tani janë zbuluar mbi 350 kg drohë heroinë, me vlerë në tregun e zi prej 15 milion euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus