Kryesore » 2012 » Qershor » 9 » Sekret i plotë në hetimet për raportin e Dick Martyt
10:30 PM
Sekret i plotë në hetimet për raportin e Dick Martyt
Kreu i ekipit special të EULEX-it që heton akuzat e avokatit zviceran Dick Marty, John Clint Williamson ka folur për herë të parë në lidhje me këtë rast.Ai ka thënë se të gjitha dëshmitë për këtë rast janë duke u hetuar dhe analizuar, por nuk do të bëhen publike njëherë për njëherë."Natyra e këtij hetimi është aq e ndjeshme saqë ne do të bëjmë gjithçka prapa dyerve. Asnjë nga hetuesit nuk është i autorizuar të japë informacione deri ku kanë shkuar hetimet”, ka thënë ai.Williamson ka thënë se është duke u analizuar çdo detaj në lidhje me këtë rast dhe për këtë, ka shtuar ai, hetimet janë duke u kryer në një vend me seli në Bruksel, ku edhe janë marrë një sërë masash që ekipi të sigurohet se nuk do të cenohet asnjë dëshmi për rastin.Si transmeton Indeksonline, ai ka thënë veç tjerash se raporti i Dick Martyt paraqet një "re të zezë në rajon” dhe se "ka dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus