Kryesore » 2012 » Qershor » 10 » Sejdiu vazhdon ta rivalizojë Isa Mustafën
12:34 PM
Sejdiu vazhdon ta rivalizojë Isa Mustafën
Fatmir Sejdiu po vazhdon ta rivalizojë Isa Mustafën. Të shtunën, ai vizitoi përkrahësit e tij në Degën e Gjakovës, e cila nuk njihet nga strukturat qendrore të partisë. Aty, Sejdiu foli kundër përjashtimeve të njerëzve që po i bën udhëheqja aktuale e këtij subjekti. Por, Isa Mustafa në të njëjtën ditë festoi përvjetorin e partisë në Han të Elezit.Dallimet mes Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës po vazhdojnë të thellohen edhe më shumë. Kjo është vërtetuar edhe të shtunën, ku Sejdiu vizitoi Degën Paralele të Partisë në Gjakovë, ndërsa lideri i aktual i LDK-së kremtoi 22-vjetorin e Degës së Hanit të Elezit, shkruan "Express”.Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjakovë vazhdon të funksionojë me dy degë – njëra që e përkrah Fatmir Sejdiun, e tjetra e themeluar më vonë që e përkrah Isa Mustafën.

Në Degën e Gjakovës, janë mbajtur zgjedhje të reja, vitin e kaluar, e që janë kundërshtuar nga përkrahësit e Fatmir Sejdiut, ku kanë dalë struktura të reja që përkrahen nga udhëheqja aktuale e LDK-së.

Për dallim prej liderit të LDK-së, ish-presidenti Sejdiu e ka quajtur legjitime Degën e Vjetër të Gjakovës, njësoj sikur e ka cilësuar legjitim edhe liderin e Partisë.

"Unë kam ardhur në anëtarësinë e LDK-së dhe një degë që punon, që ka kontributet e saj të jashtëzakonshme, prej themelimit, e edhe në vazhdim”, ka shtuar ai.

Në tubimin e Gjakovës, ishte ftuar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili gjatë ditës së shtunë ka qëndruar në një qytet tjetër për të kremtuar 22-vjetorin e themelimit të partisë, në Han të Elezit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus