Kryesore » 2012 » Maj » 3 » Seancat përfundimtare kundër Haradinaj, në fund të qershorit
10:19 AM
Seancat përfundimtare kundër Haradinaj, në fund të qershorit
Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte,vendosi që më 25 dhe 26 qershor të këtij viti, të mbahen seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.
Gjykata ka kërkuar që deklaratat përfundimtare të prokurorisë dhe të mbrojtjes të paraqiten me shkrim deri më 11 qershor.Ish kryeministri i cili ishte shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, u nxor sërish në gjykatën e Hagës për krime lufte për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim në korrik të vitit 2010 dhe prej atëherë po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës së Hagës.Vendimi për rigjykim të pjesshëm është i pari i këtij lloji në veprimtarinë 19 vjeçare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus