Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Së shpejti e vërteta për vdekjen Dino Asanajn
1:23 PM
Së shpejti e vërteta për vdekjen Dino Asanajn
Prokuroria e Kosovës, e cila në bashkëpunim me FBI-në po vazhdon të hetojë rastin e ish kreut të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanajt, së shpejti pritet të dalë me rezultate.Prokurori i këtij rasti, Blerim Isufaj , ka bërë të ditur se është duke u punuar intensivisht në këtë rast."Është duke u punuar dhe duke u bërë ekspertiza në rastin Dino Asanaj”, ka konfirmuar Isufaj për "InfoGlobi”.Isufaj nuk ka dhënë detaje të tjera në këtë rast, por ka theksuar se së shpejti pritet të dilet me rezultate konkrete."Ne jemi duke vazhduar hetimet në bashkëpunim me FBI dhe krejt çka mund të them për këtë rast është se së shpejti pritet të dilet me rezultate”, ka theksuar Isufaj.Disa ditë pas vdekjes së ish kreut të AKP-ës Dino Asanaj, me kërkesë të qeverisë së Kosovës, Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësorë të Shteteve të Bashkuara, pati konfirmuar se do të marrë pjesë në hetimet lidhur me rastin Asanaj.Asanaj ishte gjetur i vdekur më 14 qershor të këtij viti në zyrën e tij në fshatin ndërkombëtar. Të dhënat e vetme lidhur me këtë rast janë të autopsisë të cilat kanë konstatuar se Dino Asanaj ishte vetëvrarë. Megjithatë, prokuroria ka deklaruar se të dhënat e autopsisë janë vetëm njëra ndër pistat e hetimeve dhe se hetimet do të vazhdojnë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus