Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Samardzic: S’ka BE pa e njohur Kosovën
1:11 PM
Samardzic: S’ka BE pa e njohur Kosovën
"Nuk mund të hyni në BE, nëse nuk e njihni Kosovën”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Slobodan Samardzic.
"Ju nuk mund të hyni në BE, nuk mund t’i filloni as bisedimet e pranimit në BE, nëse nuk e pranoni Kosovën. Duhet të përcaktoheni për njërën. Nuk mund të zhvilloni marrëdhënie të mira fqinjësore krahas, siç keni thënë, respektimit të sovranitetit, sepse shumica e këtyre vendeve e njohin Kosovën", tha ai në një debat parlamentar.Deputeti i DSS-së ka deklaruar se qeveria e Serbisë, në vazhdim të dialogut me Prishtinën, do të ballafaqohet me ultimatume dhe tekste të gatshme që cilat do t’i pranojnë palët në bisedime, "ashtu siç ka ndodhur deri tash”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus