Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Salihaj:Vota e qytetarit ndalë qeverisjen e keqe
9:26 PM
Salihaj:Vota e qytetarit ndalë qeverisjen e keqe
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur fushatën parazgjedhore për kryetar të Ferizajt. Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Adem Salihaj ka theksuar se vota e qytetarit është përcaktuese për ta ndalë qeverisjen e keqe, keqmenaxhimin, krimin, hajninë që e ka kapluar Ferizajn dhe krejt Kosovën."Sigurisht se mundemi dhe mënyra e vetme është vetëm përmes votës. LDK nuk përdorë asnjë metodë tjetër, vota është fondamenti i demokracisë, fjala e fundit e demokracisë në botë. Nuk është rruga, nuk është përmbysja, nuk është shembja, nuk është rrënimi është vota ajo që ndryshon këtë gjendje. Nëse e bëjnë të kundërtën, bëhemi, si ata dhe nuk duam të jemi si ata, ne jemi më ndryshe", ka thënë Salihaj.Salihaj ka numëruar projektet që ofrojnë zgjidhje për qytetarët e Ferizajt, rrugë, kanalizime, hapësira të gjelbra, çerdhe të fëmijëve, sheshin e qytetit, një zonë turistike për të pushuar te Bashkimi i Lumenjve dhe projekte të tjera.Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në këto momente qytetarët e ndihmojnë LDK-në vetëm duke dalë në zgjedhje dhe ndryshimi mund të ndodhë vetëm përmes këtij procesi.
"Motoja e jonë është të fitojë Ferizaj dhe ne dëshirojmë të ofrojmë alternativën më të mirë për Ferizajn, të LDK-së me kandidatin tonë Adem Salihaj. Dhe për këtë unë kërkoj të dalim në zgjedhje dhe ta përkrahim Ademin", ka thënë Mustafa, për të shtuar se dëshira nuk sjell fitoren, por fitoren e sjell puna dhe përkushtimi dhe LDK-ja do të fitojë nëse i bëjmë shërbim fitores, jo duke ndenjur tek shtëpia, siç ka ndodhë, duke i sjell dëm partisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus