Kryesore » 2012 » Mars » 17 » Salihaj: Kryeministri Thaçi përgjegjësi për krimet e SHIK-ut
2:13 PM
Salihaj: Kryeministri Thaçi përgjegjësi për krimet e SHIK-ut
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se edhe kryeministri Thaçi duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ai i ka quajtur krime të pasluftës nga ana e SHIK-ut. Ai ka treguar se si Shukri Buja e kishte ftuar në bisedë informative në Shtabin e UÇK-së në përpjekje për ta arrestuar, sepse konsideronte se ai po e pengonte luftën çlirimtare.
Në një intervistë për Interaktiv Salihaj ka thënë se ai mund të kishte fatin e disa të tjerëve që nuk dolën gjallë nga andej. Kryetari aktual i degës së LDK-së në Ferizaj ka thënë se atentati dhe tentim vrasja ndaj tij u bë nga SHIK-u sepse atë e shihte PDK-ja si pengesë në qytetin e Ferizajt.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus