Kryesore » 2012 » Prill » 19 » Sali Çekaj, heroi që theu Murin e Berlinit mes shqiptarëve
4:39 PM
Sali Çekaj, heroi që theu Murin e Berlinit mes shqiptarëve
Sali Çekaj ishte një burrë i madh i Kosovës, fliste pak e punonte shumë, ka qenë njeri i matur dhe është munduar gjithmonë ta bëjë bashkë popullin, u tha në akademinë përkujtimore në 13-vjetorin e rënies së heroit, Sali Çekaj.Manifestimi "Ditët e Shqipes”, i cili u mbyll me këtë akademi, u mbajt nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, duke folur në këtë akademi përkujtimore tha se heroi Çekaj ishte ndër të parët që theu kufirin shqiptaro-shqiptar bashkë me Adem Jasharin dhe luftëtarët e tjerë të lirisë.Ai tha se Çekaj ishte njeri i matur, i qetë dhe që është munduar ta bëjë bashkë popullin e Kosovës.Jashari në këtë akademi tha se ia kemi borxh dëshmorëve të kombit të gjejmë një gjuhë të përbashkët, të bashkëpunojmë nëse ia duam të mirën vendit tonë.Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, theksoi se thyerja e piramidës kufitare paralajmëronte ardhjen e një epoke të re.

Ai tha se me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës po hapte një kapitull të ri, raporton Telegrafi.

UÇK-ja, tha Kuçi, për asnjë moment nuk e ndali luftën e saj të vendosur për çlirim. "Dëshmorët e vendit janë krenaria e Kosovës”, tha ndër të tjera zëvendëskryeministri.

Ndërkaq Sabri Hamiti tha se Sali Çekaj ka rënë dëshmor duke thyer murin e Berlinit në mes shqiptarëve.

Ai e cilësoi Çekajn, si burrë të madh të Kosovës, i cili fliste pak, por punonte shumë për të mirën e vendit.

Në akademinë përkujtimore me rastin e 13 vjetorit të rënies së heroit Sali Çekajn, folën bashkëluftëtarë si dhe e bija e tij.

Beteja e Koshares, e cila identifikohet me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar njihet si një betejë historike, që bëri kthesë të madhe në luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus