Kryesore » 2012 » Maj » 15 » Sa biznese të fshehta kanë PDK-ja e LDK-ja?
8:42 PM
Sa biznese të fshehta kanë PDK-ja e LDK-ja?
Ekskluzive: Bizneset e fshehta të SHIK-ut dhe politikanëve, kush i kontrollon paratë? (2)Teuta Sahatqija, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, është pronare e bizneseve të padeklaruara NSHT "Pro -Zone" SH.P.K. Nrb: 70477927. Pronarë: Teuta Sahatqija, Dugagjin Sahatqija, Kushtrim Dumoshi, Rrahim Sejdiu, Nazim Jashari.Pas një investigimi prej kohësh "Bota sot” ka zbuluar bizneset e fshehta të politikanëve të Kosovës. Cilët janë individët dhe politikanët që kontrollojnë paratë e Kosovës?
Në Kosovë është krijuar një qark i njerëzve të fuqishëm, kryesisht politikanë të PDK-së (përfshirë këtu dhe ministra e deputetë) që në mënyrë të fshehtë kontrollojnë biznese private dhe qarkullojnë paratë e Kosovës. Marrin tenderë dhe fshehin paratë.Liderë dhe politikanë të këtillë janë të lidhur me biznesmenë privatë dhe së bashku bëjnë ndërtime të larta banesash e lokalesh afariste, kryesisht në Prishtinë.
Shpeshherë veprojnë në kundërshtim me rregullat e shtetit, por thuajse të gjithë këta politikanë janë të paprekshëm nga ligji.

Bizneset e njerëzve të PDK-së

Hajdin Abazi zv/ministër I kulturës, është pronarë I biznesit të padeklaruar N.Sh. "Conn - Con", nrb: 70664860. Pronar: Hajdin Abazi, Ismet Bajrami
Ilhami Gashi (sekretar permanent në ministrinë e brendshme dhe kryetar I PDK-së në Pejë) është pronar në biznesin N.P.T.”Elkom". nrb: 80123698. Pronar: Enver Gashi, Ilhami Gashi....
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus