Kryesore » 2012 » Qershor » 25 » S'kan kujdes për veturat
2:02 PM
S'kan kujdes për veturat
Policët lëre që nuk i ruajnë veturat zyrtare, por shpesh edhe i aksidentojnë ato. Janë 314 aksidente në trafik, ku janë të përfshirë policë të Kosovës, e në 156 raste prej tyre veta ata janë shkaktarë të aksidentit. Raporti i Auditorit ka gjetur se 106 automjete të policisë janë dërguar për riparim dhe nga vonesat e rregullimit të tyre i shkakton humbje buxhetit Jo vetëm qytetarët bëjnë aksidente në trafik dhe nuk i respektojnë rregullat në trafik. Në aksidente janë të përfshirë edhe policët e Kosovës. Madje gjatë vitit 2011, pjesëtarët e Policisë kanë qenë të përfshirë në 314 aksidente në trafik. E, në gjysmën e këtyre aksidenteve, policët ishin shkaktarë të tyre. 
Në një raport të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011, ku bëhet fjalë për aksidentet në trafik të Policisë, shihet se në 156 raste të aksidenteve, fajtorë ishin policët e Kosovës.

E në këto raste, policët nuk mbesin pa u ndëshkuar. Edhe pse është polic, nëse del se ka pas faj në aksident, polici duhet ta paguajë vetë dëmin që i shkakton makinës. Atij i merren 20 për qind nga paga e tij. Ndonëse nuk kanë bërë të ditur se sa zyrtarë policorë janë ndëshkuar me këtë gjobë, zyrtarët e Policisë nga zyra për informim bëjnë të ditur se edhe ndaj policëve kur ndodhin aksidentet, hetohet si çdo aksident tjetër.

"Nëse vërtetohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë apo veprimit të papërgjegjshëm të zyrtarit policor, atëherë kryhen veprime administrative në kuadër të organizatës së Policisë”, tha zëdhënësi Baki Kelani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus