Kryesore » 2012 » Prill » 10 » Rufi Osmani : Fusnota gabim kardinal, të hidhet poshtë nga Kuvendi
8:04 PM
Rufi Osmani : Fusnota gabim kardinal, të hidhet poshtë nga Kuvendi
Gabim kardinal i Qeverisë së Hashim Thaçit është pranimi i fusnotës ka thënë kryetari i Gostivarit, Rufi Osmani në një intervistë për emisionin Rubikon në KTV. Ai ka vlerësuar se pranimi i saj do t’i kushtojë kësaj Qeverie, e më së shumti procesit të njohjeve të Kosovës, pasi që në aspektin ndërkombëtarë vendi gjithmonë do të shihet si një republikë e kontestuar. Osmani ka thënë dëmet e fusnotës do të shihen në të ardhmen dhe se po të ishte si Thaçi kurrë nuk do të pranonte një kompromis të tillë, pasi që "ajo që do të duhej të bënte kompromis është Serbia”. Ndërsa i ka bërë thirrje parlamenti të Kosovë që pas zgjedhjeve në Serbi të dalin më një rezolutë dhe të kundërshtojnë fusnotën. Sa i përket incidenteve në shtetin e Maqedonisë, i pari i Gostivarit, Osmani ka fajësuar kryeministrin Gruevski se ka krijuar klimën e urrejtjes në këtë vend idenë e perceptimit se Maqedonia është veç e maqedonasve. Sipas tij incidente tragjike manifestojnë më së mirë pafuqinë politike të partisë shqiptare në pushtet. Osmani është i bindur se ekziston përgjegjësia politike dhe institucionale, por që sipas tij nuk ka kush e kërkon atë, ndërsa incidentet i ka krahasuar si epizoda të vjetra që kishin ndodhur dikur në Kosovë e tani po përsëritën në Maqedoni. Ai ka kritikuar edhe spektrin politik të shqiptarëve në Maqedoni duke thënë se po të ishin të bashkuar do të përmirësohej edhe jeta dhe integrimi i tyre. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus