Kryesore » 2012 » Janar » 15 » RTK: S’kishte nevojë për edicion special
9:41 PM
RTK: S’kishte nevojë për edicion special
Ndërhyrja e dhunshme e policisë dhe eskalimi i situatës nuk e kanë bindur Televizionin Publik të Kosovës, RTK që të raportojë direkt me speciale për ngjarjet e 14 janarit. Gjatë gjithë kohës ka pasur emisione reprizë , e mes tjerash edhe këngë nga Justin Bieber. Drejtori i këtij televizioni, Bekim Hasani, ka thënë që për zhvillimet e 14 janarit është raportuar si për çdo ngjarje tjetër.
"Analiza vjen më vonë, por unë konsideroj që nuk ka pasur diçka që është alarmante: është një mbulim sikurse mbulimet e të gjitha ngjarjeve të tjera që i bën RTK-ja, për të cilat gjithmonë është vlerësuar se i bën me neutralitet”, ka thënë ai. Sipas Hasanit, RTK-ja nuk e ka parë të arsyeshme që të bëjë edicion special për protestën. "Nuk kemi parë arsye të fortë për të hyrë me edicione të veçanta, për shkak të faktit se kemi pasur edicione në orën 8:00, 9:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00, 19:30 dhe 23:00, dhe e dyta ka qenë pamundësia për të siguruar pamje, sepse protesta është zhvilluar në një vend ku ne nuk kemi pasur qasje të drejtpërdrejtë”, ka thënë ai për Kohën Ditore.
Hasani ka thënë se në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:30, RTK-ja ka përmendur më përpara policët e lënduar sesa qytetarët, për shkak se, sipas tij, "numri i policëve të lënduar ka qenë më i madh sesa i qytetarëve”. "Por komunikatat që kanë ardhur prej të dyja anëve ne i kemi dhënë korrekt ashtu”, ka thënë ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus