Kryesore » 2012 » Korrik » 3 » Rrugët e bllokuara nga serbët në veri janë liruar
12:36 PM
Rrugët e bllokuara nga serbët në veri janë liruar
Rreth orës 10:30, të gjitha rrugët në veri janë liruar për qarkullim, ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.Sipas policisë, protesta e paparalajmëruar e grupeve të qytetarëve në formë bllokadë në rrugë janë regjistruar sot në orët e mëngjesit në katër zonat e përgjegjësisë të rajonit të Mitrovicës, përkatësisht në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Sipas policisë, grupe të qytetarëve prej rreth 100 persona, konsiderohet të kenë qenë të tubuar me qëllim të bllokimit të rrugëve kryesore për qarkullim në këto zona si shenjë proteste kundër shtrirjes së institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj vendimit për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Kjo formë e protestës, bllokadës së rrugës, ka zgjatur rreth dy orë ndërsa gjatë kësaj kohe, qarkullimi në rrugët magjistrale konsiderohet të ketë qenë i bllokuar.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin prezent në të gjitha vendet e ngjarjes për të monitoruar veprimet gjatë kësaj proteste.

Veç bllokimit të rrugës nuk është regjistruar ndonjë incident tjetër, bënë të ditur policia.

Sipas policisë, veç prezencës fizike të personave në formë të bllokadës, nuk ka pasur tentativa për vendosje të pengesave tjera fizike në rrugë.
* * * * *

Serbët janë tubuar sot në veri të Kosovës dhe kanë bllokuar rrugët, duke dërguar mesazhin se nuk duan të integrohen në shoqërinë kosovare dhe nuk përkrahin instalimin e institucioneve të Kosovës në veri.
Sipas mediave serbe, janë bllokuar rrugët magjistrale Mitrovicë - Ribaricë, në fshatin Zupçe, ndërsa në bllokadë janë rrugët Prishtinë- Rashkë në Rudare të Zveçanit dhe i njëjti drejtim udhëtimi dhe në disa lokacione në Leposaviq.
Rreth orës nëntë serbët ishin mbledhur edhe tek ura kryesore mbi lumin Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa në qytet janë bllokuar edhe disa rrugë.
Në Graçanicë (pesë km larg Prishtinës në orën 13.00 do të mbahet një protestë, siç thonë organizatorët, për shkak të "gjendjes së mjerueshme të të drejtave të njeriut të pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë".
Protesta do të mbahet edhe për shkak të "forcës së tepruar dhe brutalitetit të policisë së Kosovës" të shprehur gjatë festës së Vidovdanit, kanë bërë të ditur organizatorët e protestës nga Rrjeti i organizatave joqeveritare serbe në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus