Kryesore » 2012 » Qershor » 23 » Rritja e energjisë shqetëson Avokatin e Popullit
1:10 PM
Rritja e energjisë shqetëson Avokatin e Popullit
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi e ka cilësuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për të shtrenjtuar për 8.9 % energjinë elektrike si një vendim që ndikon negativisht në standardin e jetës së qytetarëve, duke e rënduar edhe më tepër gjendjen edhe ashtu të rëndë sociale dhe ekonomike të tyre."Monopoli të cilin e mban KEK-u në menaxhimin e rrjetit të energjisë elektrike e pamundëson qytetarin të përzgjedh në një konkurrencë të lirë çmimesh e ofruesi shërbimesh. Kualiteti i shërbimeve nuk korrespondon me çmimet që janë, të cilat janë më të larta sesa ato në shtetet me standard shumë më të lartë se Kosova. Gjithashtu, është tërësisht e papranueshme që qytetari të ngarkohet të paguajë në mënyrë retroaktive me çmimin e shtrenjtuar të energjisë elektrike”, thuhet në një komunikatë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus