Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Rreth 25 për qind të kosovarëve jetojnë në diasporë
7:11 PM
Rreth 25 për qind të kosovarëve jetojnë në diasporë
Për një bashkërendim më të mirë të aktiviteteve dhe organizimeve për mërgatën shqiptare gjatë pushimeve të tyre verore, të enjten në Deçan qëndroi për vizitë ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli. Ai u prit nga kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, me ç’rast u bisedua për mënyrat e pritjes sa më të mirë të mërgimtarëve.
 Makolli shfaqi interesimin e tij për të organizuar kampe verore nga komunat kosovare për fëmijët e mërgimtarëve, në mënyrë që ata të ndihen më mirë në Kosovë dhe të ketë ura më të shumta bashkëpunimi në mes tyre dhe fëmijëve që jetojnë në vend.
"Ne kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës për regjistrim të studentëve nga diaspora, mirëpo që ata të jenë të liruar nga testet dhe provimet pranuese, dhe mendoj se kemi forma të ndryshme për të pasur një qasje më të kujdesshme ndaj mërgatës sonë”, tha Makolli në Deçan, raporton Koha.Edhe pse ndoshta jo të sakta, ai tha se sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë ka dalë se rreth 25 për qind e qytetarëve tanë janë duke jetuar dhe vepruar në diasporë. Makolli tutje vlerësoi se mërgata jonë merr pjesë me të hyra në buxhetin e vendit dhe, sipas tij, ajo është ndër faktorët kryesorë në zhvillimin e vendit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus