Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Rrecaj: Po presim që Limaj të mbrohet në liri
12:35 PM
Rrecaj: Po presim që Limaj të mbrohet në liri
Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj ka thënë se janë në pritje që këtë javë Gjykata Supreme ta sjellë vendimin për Fatmir Limajn, Naser Shalën dhe Naser Krasniqin.
Rrecaj në një prononcim për "Epokën e Re”, tha se beson se ky vendim do të jetë pozitiv dhe të pandehurit të mbrohen në liri. "Realisht është dashur këtë javë të merret vendim, megjithëse gjykata nuk ka ndonjë afat. Por, meqenëse është rasti me paraburgim atëherë duhet të trajtohet me prioritet. Dëshiroj të besoj se këtë javë merret një vendim, sidoqoftë varet prej Gjykatës Supreme”, ka thënë Rrecaj, duke shprehur bindjen e tij se ky vendim i gjykatës do të jetë pozitiv. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus