Kryesore » 2012 » Prill » 13 » ROSU nën vëzhgim! (+VIDEO)
4:16 PM
ROSU nën vëzhgim! (+VIDEO)
Një njësit i KFOR-it gjatë natës së mbrëmshme ka vëzhguar bazën e forcave speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, në Mitrovicë. Ekipi i KTV-së i cili ka kujdestaruar mbrëmë në këtë qytet ka vërejtur një veturë të KFOR-it duke patrulluar përreth bazës së njësisë speciale. Burimet ndërkombëtare i kanë thënë gazetës "Koha Ditore” se KFOR-i ka pasur një informacion se njësia speciale e Policisë së Kosovës, e njohur si ROSU, do të intervenojë në veriun e Mitrovicës natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes.
Burimet më tej kanë shtuar se KFOR-i ka paralajmëruar edhe zyrtarët e lartë të Policisë dhe Qeverisë së Kosovës se nuk do të lejojë që forcat speciale të kalojnë matanë lumit "Ibër”.KFOR-i ka ndërmarrë këtë hap pasi nga NATO-ja është marrë informacioni se një njësi e forcave speciale të ROSU-s nga rajoni i Pejës është vendosur në Mitrovicë. Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se nuk ka pasuar ndonjë plan për lëvizjen e policisë.

Që pas vrasjes së fundit në veri, njësia speciale e Pejës po udhëton çdo ditë në këtë bazë, e cila, sipas burimeve të KTV-së, ka shtuar frikën te KFOR-i për ndonjë ndërhyrje të mundshme në veri, siç ishte ajo e 25 korrikut.

Ndërkaq, para pak çastesh ka përfunduar një protestë, raporton koha.net, e cila është mbajtur para selisë së EULEX-it në Mitrovicë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus