Kryesore » 2012 » Mars » 6 » Riza Salihu është vrasësi i Jusuf Gërvallës?
2:22 AM
Riza Salihu është vrasësi i Jusuf Gërvallës?
Pretendime në media për vrasësin e Jusuf Gërvallës. Ibrahim Kelmendi, një nga themeluesit e LPK-së dhe ish-udhëheqës i Fondit "Vendlindja thërret”, ka thënë se e njeh me emër e mbiemër vrasësin e Jusuf Gërvallës. "E njoh me emër dhe mbiemër, e ka emrin Riza Saliu. Këtë e kam thënë në gjykatë…” ka thënë Ibrahim Kelmendi për Zona B.
Ai pretendon se dëshminë e ka dhënë edhe në prokurorinë gjermane dhe se bashkë me vrasësin ka qenë edhe një shqiptar tjetër.Në librin "Lindja e përgjakur”, bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin, të autorit Bedri Islami, Kelmendi thotë: "Ndoshta është vendi të informoj se hetimet kundër Rizës gjermanët i riaktivizuan në vitin 1992, pasi shteti gjerman nuk kishte më interesa për të përkrahur Jugosllavinë, e cila kishte filluar të shpërbëhej. Unë mora pjesë në atë proces gjyqësor si dëshmitar kundër Riza Salihut" ka thënë Kelmendi në librin "Lindja e përgjakur” të Bedri Islamit. /indeksonline/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus