Kryesore » 2012 » Maj » 24 » Rifillon qarkullimi i kamionëve përmes pikës kufitare në Merdar
3:57 PM
Rifillon qarkullimi i kamionëve përmes pikës kufitare në Merdar
Masa e ndërprerjes së qarkullimit për mjetet e rënda transportuese në pikën kufitare në Merdar nga autoritet serbe është hequr pas gati një jave. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, atutoritet policore serbe i kanë njoftuar se tash e tutje mund të qarkullojnë në këtë pikë kufitare edhe mjetet e rënda transportuese nga të dyja anët. 
Edhe në terminalin doganor në Podujevë gjatë ditës janë parë duke hyrë kamionë me targa serbe për doganim dhe për të vazhduar rrugën pastaj për në destinacione të ndryshme. Ndërprerja e qarkullimit të mjeteve të rënda transportuese në pikën kufitare në Merdar u bë më 12 maj. Prishja e një ure në Serbi nga pesha e një kamioni me rërë, kishte nxjerr në protestë disa serbë matanë kufirit, duke ndërprerë kështu edhe qarkullimin e mjeteve të rënda në të dy drejtimet. Ndërkohë që qarkullimi ka qenë i lirë për mjetet tjera transportuese me pesha jo të rënda dhe automjetet tjera.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus