Kryesore » 2012 » Prill » 2 » Rexhepi vizitoi pikën kufitare në Merdare
3:25 PM
Rexhepi vizitoi pikën kufitare në Merdare
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vizituan Drejtorinë rajonale të Policisë Kufitare në Lluzhan të Podujevës. Me këtë rast, Rexhepi kërkoi nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion ndaj palës serbe në mënyrë që ata të kryejnë obligimet e tyre karshi marrëveshjes për lëvizje të lirë të arritur në Bruksel.
Rexhepi dhe drejtori Maxhuni gjatë kësaj vizite kanë qëndruar edhe në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër punën që po zhvillohet në këtë pikë kufitare. Ministri inkurajoi zyrtarët policor kufitarë që të kryejnë punën e tyre sipas mandatit që kanë, në ruajtje të rendit dhe ligjit dhe në respektim të tërësisë territoriale, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. "Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion ndaj palës serbe në mënyrë që ata të kryejnë obligimet e tyre karshi marrëveshjes për lëvizje të lirë të arritur në Bruksel. Është e patolerueshme që qytetarët tanë që vinë nga perëndimi të mbahen me orë të tëra në kufi, për shkak të neglizhencës së qëllimshme të zyrtarëve serb. Kërkojmë që ky maltretim i qytetarëve tanë të merr fund”, tha ministri Rexhepi.

Ministri i Punëve të Brendshme bisedoi me zyrtarët e policisë Kufitare për zhvillimet e fundit dhe u interesua për kushtet e punës së Policisë Kufitare, patrullimet në këtë pikë kufitare dhe me shqetësimet që kanë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Ministri Rexhepi pa nga afër kolonat e gjata të qytetarëve të Kosovës që po pritnin në anën serbe të kufirit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus