Kryesore » 2014 » Shkurt » 2 » Rexhaj: Partitë politike duhet të largohen nga Universiteti
9:24 AM
Rexhaj: Partitë politike duhet të largohen nga Universiteti
Partitë politike, ato në pushtet dhe ato jashtë tij, e shohin Universitetin e Prishtinës si burim të përfitimeve për vete dhe për militantët e vet, ka thënë Xhavit Rexhaj, njohës i çështjeve të arsimit të lartë dhe ish-drejtor i Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit në vitet e para të pasluftës. Në intervistën për "Kohën Ditore”, ai ka theksuar se në mënyrë sistematike ka pasur një qasje dhe përkushtim nga partitë politike, për vendosjen e kontrollit në UP. Këtë, sipas tij, ato e kanë bërë, pos të tjerash, edhe përmes udhëheqjeve studentore. Rexhaj në intervistë ka folur edhe për nevojën që në UP të ndërrohen udhëheqjet në të gjitha nivelet e saj, dhe që kjo duhet të nisë nga Kuvendi
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus