Kryesore » 2012 » Qershor » 4 » Rektori i UP pranë shkarkimit
1:47 PM
Rektori i UP pranë shkarkimit
Dita e sotme mund të jetë e fundit për Mujë Rugovën si Rektor i Universitetit të Prishtinës. Disa anëtarë të Këshillit Drejtues, në mbledhjen që pritet të mbahet sot, do të kërkojnë sqarime për gjendjen në Universitet dhe për blerjen e një çmimi ndërkombëtar.Burime të gazetës "Express" thonë se në këtë mbledhje mund të iniciohet procedura e shkarkimit të Rektorit Rugova. Rektori i UP-së, Mujë Rugova, sot rreth orës 15, do të dalë para kolegëve të tij, ku pritet të japë shumë sqarime, transmeton indeksonline.Por për të shkuar në punë e në këtë mbledhje, atij do t’i duhet së pari të kalojë nëpërmjet shumë studentëve, të cilët pritet të protestojnë para Rektoratit.Para nëntë anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, Rugova duhet të rrëfejë edhe dyshimet më të fundit se çmimin për cilësi që e ka marrë në emër të këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend, e ka paguar me para dhe jo siç është prezantuar, si e arritur e UP-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus