Kryesore » 2012 » Tetor » 20 » “Rebelohet” edhe Flora Brovina
9:24 AM
“Rebelohet” edhe Flora Brovina
Ashpërsimi i gjuhës së sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, në raport me bashkëpartiakët e tij që mbajnë pozita të larta në ekzekutivin e vendit, duket se iu ka dhënë "zemër” edhe anëtarëve të tjerë të tij subjekti politik.Kulmi i arritur në seancën e së enjtes të Kuvendit - ku kryeparlamentari Krasniqi është përplasur me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të cilit përpos që nuk ia ka dhënë fjalën në foltore, gjithashtu e ka cilësuar si "ministër rrugaç” - ka bërë që edhe Flora Brovina, njëra nga femrat më me ndikim në PDK të shprehet e pakënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet partia më e madhe në vend.Duke iu bashkuar kritikave të Jakup Krasniqit, dhe të nënkryetarit Fatmir Limaj, Brovina ka thënë se, Partia Demokratike e Kosovës në shumë segmente ka devijuar nga rruga e drejtë."Kur flas për PDK-në, flas edhe për shumicën e partive, që kanë nevojë për një demokratizim të brendshëm, dhe një komunikim partiak më të madh në mes të anëtarëve të kryesisë dhe anëtarëve në baza. Kjo vlen edhe për PDK-në”, thotë Brovina, duke shtuar se kjo parti prej se e ka marrë pushtetin i ka harruar strukturat partiake dhe funksionimin në bazë të vendimeve që merr kryesia e partisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus