Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Reagon Mustafa: Nuk kam shtëpi në Stuttgard (+FOTO)
3:54 PM
Reagon Mustafa: Nuk kam shtëpi në Stuttgard (+FOTO)
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i liderit të LDK-ës Isa Mustafa në lidhje me disa akuza se ai ka një shtëpi në Shtutgard në vijim po ju japim reagimin e plotë të kryekomunarit të Prishtinës dhe shefit të LDK-së:"Sot, nga portali i gazetës Express kuptova se paskam një shtëpi në Sttutgard të Gjermanisë.Gazeta, duke u thirrur në Musa Dakën, thotë se pallati i trepërqindëshit, i dhënë në fotografi, është pronë e imja, Isa Mustafës, kryetar aktual i LDK-së, e blerë me para të trepërqindëshit.Unë, Isa Jakup Mustafa nuk kam pasur dhe nuk kam blerë kurrë shtëpi private në Stuttgard, as me para të miat, as me ato të Fondit të Republikës së Kosovës.Shtëpia që pashë në fotografinë e botuar nga Express-i dukej e madhe për modestinë time dhe aspak sipas shijes time, por meqë gazeta Express, gazeta Kosova sot, Musa Daka dhe KTV-ja e deklaruan pronë timen, unë këtë shtëpi do ta kërkoj me gjyq nga Express-i, nga Kosova sot, nga Musa Daka dhe nga KTV-ja.I ftoj mediet që të shkojnë në Sttutgard dhe ta verifikojnë rastin para organeve gjermane dhe ta informojnë realisht opinionin.Unë do ta mbroj personalitetin tim, prandaj do ta inicoj procedurën para organeve të drejtësisë dhe do të kërkoj dëmshpërblim në vlerë të asaj shtëpie nga ana Express-it, Kosova sot, Musa Dakës dhe KTV-së." thuhet në reagimin e Mustafës drejtuar mediave dhe opinionit publikë.




Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus