Kryesore » 2012 » Shkurt » 6 » Raporti i KE-së:Toka e helmuar në Kosovë
10:43 AM
Raporti i KE-së:Toka e helmuar në Kosovë
Produktet bujqësore që kultivohen në Kosovë janë shumë të rrezikshme për qytetarët. Madje konsumi i frutave, perimeve, mishit apo produkteve të qumështit, përfshirë qumështin, gjalpin e djathin me të cilat ushqehen qytetarët, mund të rezultojnë edhe me vdekje.Kështu ka konstatuar Raporti i Komisionit Europian (EULUP) - "Përkrahja e mëtejme e shfrytëzimit të tokës”, të cilin e ka publikuar sot Gazeta Express.Ky raport hulumtues mbi ndotjen e tokës bujqësore, është përfunduar në janar të këtij viti nën mbikëqyrjen e Profesorit Wolfgang Spyra.Konstatimet nga analizat e bëra janë alarmante sa që rekomandohet sa më parë këto fakte të verifikohen dhe të përcillen me hulumtime shkencore për të evituar trazirat e mundshme sociale.EULUP ka dëshmuar kontaminimin e tokës bujqësore, mbi normat e lejuara, me metale të rënda, në veçanti krom, nikel, plumb, zink dhe arsenik. Koncentrimi i lartë i këtyre ndotësve thuhet se është në të gjithë Kosovën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus