Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Ramush Haradinaj rikthehet në Gjykatën e Hagës
11:30 AM
Ramush Haradinaj rikthehet në Gjykatën e Hagës
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është rikthyer në Gjykatë e Hagës, ku do të zhvillohet dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër tij dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij. Më 25 dhe 26 qershor,Prokuroria dhe Mbrojtja do të thonë fjalën përfundimtare, për t`i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast.Vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të muajit gusht ose gjatë muajit shtator.Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkua përkohësisht familjes së tij më 10 maj, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë, që të lirojë përkohësisht atë.Gjatë qëndrimit disa javor në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atë nën kushte të rrepta që nënkupton lëvizje të kufizuar dhe që të mos ketë asnjë përfshirje në veprimtari politike apo paraqitje publike.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus