Kryesore » 2012 » Qershor » 23 » Qeveritarët kundërshtojnë firmosjen e kontratës kolektive
1:58 PM
Qeveritarët kundërshtojnë firmosjen e kontratës kolektive
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar kontratën kolektive të propozuar nga anëtarët e Këshillit Ekonomiko-Social. Marrëveshja e përgjithshme apo kolektive nuk është ripërtërirë që nga viti 2004. Të premten, gjatë takimit të Këshillit Ekonomiko-Social, përfaqësuesit e Qeverisë kanë kundërshtuar miratimin e kësaj kontrate, meqë kanë konsideruar se e njëjta është në kundërshtim me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Fadil Racaj, drejtor i Departamentit ligjor në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, ka thënë se marrëveshja kolektive është dokument i ndjeshëm deri në miratimit e tij. Sipas tij, është shumë vështirë që të arrihet pëlqim nga Fondi Monetar për firmosje të këtij dokumenti. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus