Kryesore » 2012 » Maj » 20 » Qeveria reklamon bizneset e Pacollit
12:24 PM
Qeveria reklamon bizneset e Pacollit
Miliarderi Behgjet Pacolli është duke shfrytëzuar uebfaqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për të promovuar bizneset e tij private. Janë 38 uebfaqe që i ka vënë si vegëza.Në krye të listës së uebfaqeve të listuara në hapësirën e portalit të Qeverisë, ku është publikuar biografia e Pacollit, ndodhen edhe këto adresa: "http://www.mabetex.com”, "http://www.ks-siguria.com/ks-siguria” dhe "http://www.swissdiamondhotel.net”, shkruan sot Koha Ditore.Nga kabineti i zëvendëskryeministrit Pacolli kanë thënë se biografia nuk i ka për target kosovarët, ndërsa kanë mohuar se vendosjen e adresave të kompanive e kanë bërë për arsye të reklamimit.

Jetlir zymberaj, zëdhënës i Pacolit ka theksuar se një përmbajtje e tillë e biografisë i shërben Pacollit "në procesion e lobimit për njohjen e Kosovës, që është fushëveprimi i tij në Qeveri”. Sipas tij e gjithë puna e Pacollit është mbështetur në "backgroundin” e tij personal "duke përdorur të gjitha mjetet e tij, pasaportën e tij dhe lidhjet personale”.

Modeli i aplikuar nga Pacolli nuk është përdoret jo veç në Perëndim, por as në Lindje ku ai kryesisht ka marrë këmbët prej biznesmeni. Në uebfaqen e Shtëpisë së Bardhë e e gjithë biografia e presidentit Barack Obamas është përmbledhur në hiç më pak se shtatë paragrafë të përbërë vetëm nga 1525 karaktere. Në atë të Qeverisë së Rusisë, Dmitry Medvedev ka akoma më pak karaktere (vetëm 1097 sosh). Po kështu ndodh edhe me liderë evropian.

Në volum, biografia e Pacollit është sa gjashtëfishi i biografisë së Obamas, sa tetëfishti i biografisë së Medvedevit, ose sa dyfishi i biografisë së shefit të tij - Hashim Thaçit. Biografia e Pacollit ka 8151 karaktere.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus