Kryesore » 2012 » Qershor » 23 » Qeveria paguan “Swiss Diamondin” për mikun e Pacollit
2:00 PM
Qeveria paguan “Swiss Diamondin” për mikun e Pacollit
Behgjet Pacolli ftoi gjatë marsit një guvernator nigerian për vizitë në Kosovë, angazhoi protokollin shtetëror për ta pritur, e akomodoi në hotelin më luksoz në Kosovë dhe e përcolli me një garanci se Kosova do të investojë në shtetin e tij. Megjithëkëtë, paraja e buxhetit të shtetit dedikuar akomodimit të mysafirit afrikan u derdh në biznesin e Pacollit.Zyra e kryeministrit ka deklaruar një shumë prej rreth 12.500 eurosh të jetë shpenzuar për vizitën zyrtare në Kosovë të guvernatorit të shtetit IMO të Republikës Federale të Nigerisë, Owelle Anayo Rochas Okorocha. Kjo zyrë nuk ka treguar shumë detale rreth organizimit të vizitës dhe as për mënyrën se si është përzgjedhur hoteli për ta akomoduar guvernatorin.Pacolli prej kohësh ka proklamuar se Nigeria, shtet me ndikim në Afrikë, e ka njohur Kosovën. Por ai është demantuar në këtë pohim, madje së fundi edhe nga administrata e Shteteve të Bashkuara. Gazeta kishte raportuar disa herë se Pacolli nuk po e deklaronte të vërtetën për njohjen. Edhe vetë guvernatori Okorocha ishte përmbajtur në deklarim gjatë vizitës në Kosovë, kur ishte pyetur nga gazetarët për çështjen e njohjes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus