Kryesore » 2012 » Shkurt » 5 » Qeveria nuk mund ta mbrojë veriun
10:57 AM
Qeveria nuk mund ta mbrojë veriun
Katër pikat e Boris Tadicit, një prej të cilave kërkon krijimin e një hapësire të veçantë në veri të Kosovës, të ngjashme me Republikën serbe të Bosnjës, shumë lehtë do të mund të nisin së zbatuari nëse Hashim Thaçi mbetet kryeministër i Kosovës.
Një vlerësim të tillë e japin analistët kosovarë, disa prej të cilëve e mbështesin vlerësimin në shembullin e mënyrës se si u kundërshtuan gjashtë pikat e Ban ki-Moonit, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.Për Avni Zogianin, drejtorin e Organizatës për Dinjitet dhe kundër Korrupsionit, "ÇOHU”, të gjitha rrugët e Kosovës momentalisht po çojnë drejt një statusi të veçantë për veriun e Kosovës."Thaçi qysh para dy vjetësh ka folur për një zgjidhje kreative për veriun dhe ajo që pres të ndodhë është një kundërshtim deklarativ si me planin e Ban Ki Moonit, por që u lejua të zbatohet në praktikë”, ka thënë Zogiani për "Zëri”.Paaftësinë e qeverisë për t’u përballur me këtë plan dhe presionet e mundshme ndaj Kosovës, i përmend edhe Ardian Arifaj nga organizata KIPRED." Nëse më pyet a është qeveria jonë në gjendje të mbrojë veriun, unë them nuk është”, thotë direkt Arifaj dhe shton se "deri më sot askush nuk ka dalë me një vizion se çfarë duhet bërë me veriun, asnjë pjesëtar i klasës politike”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus