Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » Qeveria bie para presionit
1:32 PM
Qeveria bie para presionit
Ekziston rreziku se autoritetet e Prishtinës mund të përkulen para presionit të bashkësisë ndërkombëtare dhe të pranojnë që në shtator të nisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili mund të evoluojë në format politik. Analistët në Prishtinë, sikurse edhe partitë e taborit opozitar, shfaqin shqetësimin e tyre se vazhdimi i negociatave mes palës kosovare dhe asaj serbe është i pashmangshëm, pas mesazheve të përfaqësuesve të shteteve të mëdha perëndimore drejtuar Prishtinës e Beogradit në ditët e fundit.Mirëpo, qeveritarët kosovarë shprehen të vendosur se nuk do të hyjnë në bisedime pa u implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, e më pastaj, sipas tyre, do të vazhdohet për çështjet e mbetura. Qeveria e Kosovës mohon të jetë vendosur për formatin e dialogut dhe temat që do të shtrohen në tavolinën e bisedimeve, përderisa analistët theksojnë se çështja e veriut do të jetë e pashmangshme. "Duke marrë parasysh se Bashkimi Evropian në mënyrë eksplicite ka deklaruar se hapat e ardhshëm do të jenë negociatat për veriun, atëherë është mëse e qartë se kemi të bëjmë me planin e gjashtëpikëshit të dalë nga OKB-ja. Aktorët ndërkombëtarë veç kanë paralajmëruar se proceset e reja politike do të nisin në vjeshtën e këtij viti”, ka thënë Avni Zogiani, njohës i rrethanave politike…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus