Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Protesta KOSOVA REPUBLIKË do zgjasë 4 orë
3:49 PM
Protesta KOSOVA REPUBLIKË do zgjasë 4 orë
Levizja Vetëvendosje nesër do të organizojë protestën 'KOSOVA REPUBLIKË', para Qeverise së Kosovës, e cila do zgjasë katër orë, ku sipas VV do pezullohet puna e qeverisë. "Tashmë pothuajse janë përfunduar të gjitha punët organizative për demonstratën e nesërme. Në këto momente që po flasim, janë mbledhur mbi 10.000 nënshkrime për seancë të posaçme të Kuvendit të Kosovës kundër heqjes së Republikës dhe shtimit të fusnotës. Mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë edhe sot. Po ashtu janë bërë të gjitha përgatitjet nga të gjitha qendrat tona në mbarë Kosovën për nisje të organizuara. 
Demonstrata do të fillojë nesër në orën 12:00, në sheshin 'Nëna Terezë' para Qeverise së Kosovës. Për katër orë rresht ne do ta pezullojmë plotësisht punën e kësaj Qeverie që po e pezullon shtetin e Kosovës. Për gjatë kësaj kohe do të qëndrojmë rreth e rrotull Qeverisë për gjatë gjithë kohës për ta realizuar një gjë të tillë. Qëllimi i demonstratës është pezullimi i punës së kësaj Qeverie dhe asgjë më shumë. Kërkojmë nga policia që të mos na i bllokojë rrugët dhe trotuaret dhe të mos i provokojë demonstruesit. Rrugët dhe trotuaret janë hapësira publike, dhe e drejta për të demonstruar në këto hapësira është e garantuar me konventa ndërkombëtare. Po ashtu, kërkojmë nga policia që të mos na i bllokojnë autobusët dhe të mos na i konfiskojnë parullat dhe mjetet logjistike. Me këtë rast i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të garantojë mbarëvajtjen e demonstratës dhe të mbrojë të drejtën e qytetarëve për të demonstruar, e kurrsesi të mos e pengojë atë duke provokuar demonstruesit. Demonstrata jonë do të jetë paqësore dhe e organizuar mirë. Për tu kujdesur që demonstrata të shkojë mirë ne do të organizojmë mbi 500 aktivistë kujdestarë. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë kundër heqjes së Republikës dhe shtimit të fusnotës që po e zhbëjnë shtetin tonë çdo ditë, të bashkohen nesër në demonstratë", thuhet ne deklaratën e Vetëvendosjes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus