Kryesore » 2012 » Qershor » 30 » Pronari i “SharrCemit” mund të dënohet deri në 5 vite burg
12:45 PM
Pronari i “SharrCemit” mund të dënohet deri në 5 vite burg
Shmangia e "SharrCemit” nga detyrimet doganore, e konstatuar nga Doganat e Kosovës, për kryeprokurorin e Qarkut të Prishtinës, Aleksander Lumezi, përbën vepër penale.Kundërvajtja doganore që sanksionohet me Kodin doganor nuk e përjashton përgjegjësinë penale të kompanisë, ndërsa dënimi, sipas tij, është deri në 5 vjet burg."Neni 298 i Kodit doganor që parasheh shmangien mashtruese nga taksat e importit është e paraparë që kushdo në çfarëdo mënyre është i përfshirë në shmangie mashtruese nga taksa e importit dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre muajve deri në tre vjet. Por kur shuma e detyrimeve të shmangura nga taksa e importit kalon 15 mijë euro, dënimi shkon deri në 5 vjet burg”, ka saktësuar ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus