Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare
1:15 PM
Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare
Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës bën të ditur se të hënën në pikëkalimin kufitar në Merdare, vazhdojnë pritjet e gjata dhe krijimi i kolonave në dalje për në Serbi. Për të kaluar kufirin nga Kosova për në Serbi përmes pikëkalimit në Mërdare duhet pritur nga 3-4 orë, kurse kolonat e automjeteve janë të gjata diku nga 400-600 metra, thuhet në këtë njoftim të Policisë Kufitare."Situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët mbetet e njëjtë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca e autoriteteve serbe”, vijon njoftimi.Ndërkaq në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.Andaj, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos atyre që kanë qëndruar për pushime në Kosovë dhe tani kthehen sërish nëpër vendet evropiane që nëse munden t'i shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare dhe t'i shmangen pritjeve në Merdare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus