Kryesore » 2012 » Gusht » 8 » Prita e hakmarrjes
11:57 AM
Prita e hakmarrjes
Mensur Rashica është vrarë në pritë mbrëmjen e së hënës, në fshatin Babimofc. I plagosur ka mbetur edhe babai i viktimës. Djali i hasretit dha shpirt në dorën e nënës së tij. Doras dyshohet të jetë ish-baballëku i tij, kurse motivi lidhet me divorcin e Mensurit.Kanë ardhur të gjithë së bashku për pushime në Kosovë nga Gjermania, ku edhe jetojnë tash e 21 vjet. Mirëpo, kësaj radhe ky pushim ishte tragjik për familjen e Maliq Rashicës nga Studimja e Vushtrrisë. 
Djali i tyre i vetëm, Mensuri, u vra në pritë, derisa babanë ia plagosën. Mensuri, 28-vjeçar, së bashku me prindërit ishte duke shkuar te njëra nga motrat e martuara për darkë. Por udhëtimi i Mensurit përfundoi në fshatin Babimofc kur mbi veturën me të cilën udhëtonte është qëlluar me plumba nga njerëzit që deri para tre muajsh i kishe pasur miq shtëpie.

Mensuri vdes në vend, ndërsa babai i tij, Maliqi plagoset në dorë e nëna që ndodhej në ulësen e pasme të makinës BMW, nuk pëson asnjë lëndim. Por ajo e pa me sytë e saj djalin e hasretit duke dhënë shpirt në prehër të babait.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa në familjen Rashica në Vushtrri është hapur e pamja për Mensurin. Të afërmit e djalit që u lindi pas pesë vajzave shprehen të tmerruar nga ajo që u ka ndodhur. Njëri nga axhallarët e Mensurit teksa rrëfen për ngjarjen që i mori jetën nipit, por edhe për ngjarjen që i ka paraprirë vrasjes së Mensurit, nuk përmbahet nga lotët. Por as burrat tjerë e nuk durohen pa derdhur lot. Ata nuk mund të bëhen të fortë përballë një tragjedie të tillë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.5/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus