Kryesore » 2012 » Qershor » 9 » Prishtina zyrtare sërish do të lëshojë “pe”
1:48 PM
Prishtina zyrtare sërish do të lëshojë “pe”
Pavarësisht kundërshtimeve që po bëjnë zyrtarët shtetërorë të Kosovës se nuk do të hyjnë në kurrfarë negociatash me Serbinë, analistët politikë thonë se Prishtina zyrtare do të dorëzohet shumë lehtë përballë presionit ndërkombëtar. Madje, sipas tyre, edhe kushtet që i ka vënë Prishtina zyrtare për vazhdimin e bisedimeve janë vetëm sa për konsum të brendshëm politik.Por, kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, përsëriti të premten qëndrimin e saj se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Beogradin, derisa të zbatohen marrëveshjet e kaluara.Ajo tha për "Zëri” se vazhdimi i dialogut nuk ka kuptim, derisa nuk janë zbatuar marrëveshjet e deritanishme nga pala serbe.
"Ky është përfundimi i këtij dialogu teknik dhe ai mund të rinisë vetëm atëherë kur të zbatohen marrëveshjet e kaluara. Përndryshe, marrëveshjet e deritashme kanë mbetur vetëm në letra, për të cilat Serbia nuk luajti rol bashkëpunues që ato të zbatohen në praktike, në mënyrë që të ketë një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës”, tha Tahiri.Që Serbia nuk e ka në plan të zbatojë marrëveshjet e deritashme e tregon edhe deklarata e kryenegociatorit të Beogradit, Borisllav Stefanovic, i cili përkundër marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, me ç’rast serbët e Kosovë obligohen që të heqin tabelat e vjetra të makinave e t’i zëvendësojnë ato me RKS dhe KS, thotë se një gjë e tillë nuk vlen për serbët e veriut.
"Gjatë procesit negociator ne e kemi bërë shumë të qartë se veriu i Kosovës, për arsye specifike nuk bën pjesë në dispozitat e marrëveshjes dhe se ajo vlen vetëm për serbët në jug të lumit Ibër”, citohet Stefanovic nga mediat serbe.

Por, kjo deklaratë është hedhur poshtë menjëherë nga zyrtarë të EULEX-it.

Edhe analistë politikë thonë se nuk duhet të ketë vazhdim dialogu derisa nuk ka zbatim të marrëveshjeve të deritanishme.

"Sigurisht që nuk duhet të ketë vazhdim të dialogut, derisa nuk ka zbatim të marrëveshjeve, nuk ka rezultate. Por, në rast se Brukseli vendos që përkundur kësaj të vazhdohet dialogu, Prishtina zyrtare përsëri do të lëshojë pe”, tha për "Zëri” analisti politik Adrian Airfaj.

Edhe analisti Behxhat Shala, theksoi se Prishtina zyrtare asnjëherë nuk ka qenë në pozitë të refuzojë Bashkimin Evropian, e lëre më të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus