Kryesore » 2012 » Shkurt » 3 » Prishtina - qendër skijimi (+VIDEO)
6:57 PM
Prishtina - qendër skijimi (+VIDEO)

Kryeqyteti sot është bërë qendër skijimi. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aksion në qendër të Prishtinës, duke rrëshqitur me ski në borën që e ka mbuluar tërë qytetin. Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje, mospastrimi i borës kolapsoi rrugët dhe jetën e qytetarëve të Prishtinës. "Acari i këtij dimri, më qartë se shumëçka tjetër, dëshmoi keqqeverisjen e Prishtinës. Komuna, edhe një javë pasi pushuan reshjet e borës, nuk qe e aftë që t’i pastrojë rrugët dhe të menaxhojë këtë gjendje që shkaktoi moti”, kanë thënë aktivistët eVetëvendosjes.Sipas tyre, prej më se një jave jemi bërë dëshmitarë të gjendjes së rëndë nëpër rrugët e kryeqytetit tonë. "Rrugët vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga bora. Në rastin më të mirë është pastruar vetëm njëra korsi e rrugës, por vetëm në disa rrugë. Trotuaret mbeten tërësisht të mbuluara nga bora, që më pas është shndërruar në akull. Në çdo moment kjo gjendje e rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetareve, veçanërisht te këmbësorëve, ku më të prekurit janë të moshuarit dhe fëmijët”. " Kush mban përgjegjësi për këto lëndime? Kush paguan shpenzimet e shërimit të këtyre të lënduarve? Kush dëmshpërblen dhimbjet e vuajtjet e të lënduarve??? Lëndimet e rënda trupore, shpenzimet për mjekim, humbje të orëve të punës, humbje e biznesit nga mos qarkullimi i konsumatorëve, shpenzime shtesë për udhëtimin e ngadalshëm dhe qëndrimin në kolonat e gjata në të gjitha anët e qytetit, dëmtojnë rënde buxhetin e qytetareve”, kanë thënë ndër tjera përfaqësues të Vetëvendosjes

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus