Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Prishtina do të monitorohet nga kamerat
4:01 PM
Prishtina do të monitorohet nga kamerat
Brenda këtij viti në Prishtinë do të vendosen kamera, të cilat do të mbajnë nën vëzhgim sidomos qendrën e kryeqytetit. Zyrtarët komunalë të Prishtinës thonë se kamerat do të ofrojnë ambient më të sigurt.Komuna e Prishtinës është duke punuar në projektin për vënien e kamerave në kryeqytet. Rreth 200 kamera do të vendosen në rrugët qendrore, si sheshin "Nënë Tereza”, " Bill Klinton”, rrugët "Agim Ramadani”, "Luan Haradinaj”etj.Përveç këtyre rrugëve, me kamera do të mbulohen edhe hyrje- daljet e kryeqytetit, si te rrethi për Fushë Kosovë, dalja në Veternik dhe rruga për Shkup.Faza e parë e realizimit të këtij projekti, do të filloj në gjashtëmujorin e parë të vitit, thotë drejtori i Shërbimeve Publike në komunë, Agim Gashi.Projekti, është bërë në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu thotë se vendosja e kamerave është një hap i mirë për më shumë siguri në kryeqytet.Ndërkaq, qytetarët e kanë mirëpritur këtë projekt, shumë të rëndësishëm për kryeqytetin. Monitorimi i kamerave do të bëhet në 24 orë të ditës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus