Kryesore » 2014 » Janar » 27 » Pretenca: 8 vjet burg kryetarit të Prizrenit
5:53 PM
Pretenca: 8 vjet burg kryetarit të Prizrenit
Nga 1 deri në 8 vjet burg ka kërkuar prokuroria e EULEX-it për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorët e tij. Prokurorja Natasha Vikeri në fjalën e fundit të saj, ka akuzuar Mujën dhe të tjerët për keqpërdorim të detyrës zyrtare. 
Avokati i Mujës, Rruzhdi Berisha ndërkaq ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që prokuroria e EULEX-it e ngarkon klientin e tij. Ai tha se nuk ka elemente që provojnë se veprimet e Mujës përbëjnë vepër penale. 
"Ne edhe në fillim e kemi thënë se mund të ketë shkelje të proçedurës administrative të cilat nuk përbëjnë vepër penale”, deklaroi Berisha, i cituar nga "PrizrenPress". 

Dy pikat e para të aktakuzës që ishte sot e ngarkojnë kryetarin Ramadan Muja, drejtorin e administratës, Minir Krasniqi dhe drejtorin e kadastrës Avni Ademi për dhënien në shfrytëzim të tokës në "Boka-Boka”, për ndërtimin e kolegjit "Mehmet Akif” dhe fabrikën e çokollatës "Kamila”. 

Leximi i pikës tre dhe katër nga prokurorja Vikeri do të bëhet në seancën e radhës më 10 shkurt. /
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus