Kryesore » 2012 » Maj » 1 » Presidentja Jahjaga sqaron pse mungoi në Ditën e të Pagjeturve
10:43 AM
Presidentja Jahjaga sqaron pse mungoi në Ditën e të Pagjeturve
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj raportimit në KTV e më pas shkrimeve në media të tjera, për injorimin që i ka bërë shënimit të Ditës së të Pagjeturve, duke marrë pjesë në ballon vjeneze. Në një sqarim të zyrës së saj thuhet se "protokolli i Zyrës së Presidentes me kohë i kishte njoftuar organizatorët e Ditës së Përkujtimit të të Pagjeturve, se presidentja nuk do të mund të merrte pjesë në përkujtimin dhe në vënien e gurit themeltar në Kompleksin Memorial në Mejë”. Po të njëjtën përgjigje e ka dhënë edhe për FSK-në ku ishte njoftuar me kohë se presidentja nuk do të mund të merrte pjesë në ushtrimin fushor "Shqiponja 1”, raporton KTV-ja. Edhe pse nuk përmend arsyet e mospjesëmarrjes në dy rastet e para, presidentja sqaron se "organizimi i Ballos vjeneze” ka pasur qëllim humanitar për Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së. Zyra e presidentes së Kosovës sqaron se çështjen e të të pagjeturve presidentja e ka pasur në agjendën e saj që nga fillimi i mandatit. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus