Kryesore » 2012 » Prill » 8 » Presidentja dhe kryeministri dënojnë vrasjen në Mitrovicë
5:05 PM
Presidentja dhe kryeministri dënojnë vrasjen në Mitrovicë
Sulmin me mjet shpërthyes ndaj një familje shqiptare në veri të Mitrovicës, në të cilin humbi jetën një qytetar, e kanë dënuar Presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, të cilët kanë kërkuar kapjen e autorëve të këtij akti kriminal.Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e dënon sulmin me mjet shpërthyes, në një banesë private, në lagjen e Tre Rrokaqiejve në Mitrovicë, me ç’rast është vrarë një qytetar i Kosovës dhe është lënduar familja e tij.Aktet e këtilla të dhunshme dhe sulmet janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendit. Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës dhe në veçanti në pjesën veriore të territorit të saj, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Ndërsa në reagimin e lëshuar nga kabineti i kryeministrit, thuhet se ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt.

"Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Kosovës dhe nga organet e ndjekjes, që të bëjnë çmos që aktorët e këtij akti terrorist, të kapen dhe të marrin dënimet e merituara nga ana drejtësisë”, thuhet në reagim.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dënoi aktin kriminal ndaj familjes Haradinaj në lagjen e Tre Rokaqejve në Mitrovicë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus