Kryesore » 2012 » Shkurt » 5 » “Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
10:54 AM
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, Erhard Busek, deklaroi se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndryshime territoriale të hartës së dy shteteve.
Në një prononcim për KTV-në, ai tha se kjo është zgjidhja më e mirë për të siguruar stabilitet afatgjatë. Sipas tij, ky "shkëmbim territoresh” do të shpërblehej me statusin e vendit kandidat për Serbinë dhe njohjen nga pesë vendet e mbetura të Bashkimit Europian, për Kosovën.Sipas Busek, është e arsyeshme që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, tre qytetet serbe me popullsi dërrmuese shqiptare dhe rrethinat e tyre, të përfshihen në shtetin kosovar. Nga ana tjetër, krahinat me popullsi serbe në veri të Kosovës do të kalonin në shtetin e tyre "nënë”.
 ”Jam i bindur që nëse bisedimet aktuale nuk do të sjellin asnjë zgjidhje, atëherë ndarja mbetet e vetmja mundësi”, u shpreh Busek.Sa u përket bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ai ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e bisedimeve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus