Kryesore » 2012 » Mars » 28 » Policia serbe arreston sindikalistin kosovar
3:19 PM
Policia serbe arreston sindikalistin kosovar
Sindikata e pavarur e metalistëve të Kosovës përmes një kumtese ka njoftuar se me datë 28.03.2012 rreth orës 9:30 të mëngjesit te Dheu i Bardhe janë arrestuar nga policia serbe kryetari i Sindikatës Industriale, Hasan Abazi dhe kryetari i Sindikatës së pavarur energjetike të Kosovës, Izet Mustafa, të cilët ishin duke udhëtuar për në Zagreb.Të dy sindikalistët ishin duke udhëtuar për takimin e organizatave anëtare të Federatës Industriale për të ardhmen e punëtorëve evropian (EIWF) i cili do të mbahej në Zagreb më 29 dhe 30 mars 2012.
Zyrtarët të Sindikatës së pavarur të metalistëve të Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin arrestimin e dy sindikalistëve, ndërkohë që theksuan se nuk dihen arsyet për arrestimin e tyre, dhe nuk dihet se ku ndodhen ata.Ndryshe, gazeta Jeta në Kosovë shkruan se Hasan Abazi, kryetari i Sindikatës së Metalistëve të Kosovës, është arrestuar nga policia serbe në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata paralele e Qarkut në Gjilan, në vitin 2005, .Abazi ishte duke udhëtuar për në Kroaci me udhëheqësin e sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK, Izet Mustafa, për të marrë pjesë në një konferencë të sindikatës evropiane.
Sipas JNK-së, që shkruan se është arrestuar vetëm Abazi dhe jo Mustafa, ky i fundit thuhet se ka treguar se bashkudhëtari i tij ishte arrestuar në pikën kufitare "Dheu i Bardhë”, në afërsi të Gjilanit, nga një pjesëtar i policisë kufitare të Serbisë, i përkatësisë shqiptare etnike.Abazi tashmë është dërguar në paraburgim në Vranje të Serbisë. Slagjan Velinovic, shefi i Policisë në Vranjë, tha për JNK se Abazi ishte arrestuar dhe ishte duke u marrë në gjykatë në Vranjë, ku ai do të paraqitet para gjykatësit hetues.Velinovic refuzoi të komentonte mbi arsyet e arrestimit të tij, deri sa Abazi të merret në pyetje nga gjyqtari.Por një burim i Gazetës Jeta në Kosovë saktëson se Abazi është arrestuar në bazë të një fletarrestimi të Gjykatës paralele të Qarkut në Gjilan, të lëshuar që në vitin 2005. Ai dyshohet për "spiunazh”, sipas nenit 305 të Kodit Penal të Serbisë.
65-vjeçari ka qenë ishte aktivist politik në vitet 1990-ta në Kosovë dhe ka shërbyer dy herë në parlamentin paralel të Ibrahim Rugovës.

Haki Abazi, i biri i Hasanit, i cili është drejtor i programit të Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, tha se familja është e shqetësuar për sigurinë e Hasanit.

Vladimir Jovicic, zëvendës kryesuesi i ekipit negociator të Serbisë në bisedimet Beograd-Prishtinë, i tha Gazetës JnK se ai nuk ka dëgjuar për këtë arrestim, por theksoi se policia e Kosovës ka arrestuar katër serbë të martën në mbrëmje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus