Kryesore » 2012 » Prill » 19 » Policia kufitare maqedonase kthen disa qytetarë të Kosovës
4:45 PM
Policia kufitare maqedonase kthen disa qytetarë të Kosovës
Policia kufitare maqedonase i ka kthyer sot disa qytetarë të Kosovës, të cilët po shkonin në Maqedoni. Atyre iu është kërkuar të aplikojnë për një vizë në ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë. Ndalime të tilla janë bërë sot në pikën kufitare të Glloboçicës.Zyrtarë të ministrisë së punëve të brendshme i kanë thënë Radio Kosovës se studentët nga Kosova që studiojnë në dy universitet e Tetovës duhet të pajisen me leje të qëndrimit në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë. Zyrtarë kufitarë maqedonas thonë se kjo është në inters të studentëve, në mënyrë që të mos kenë pengesa gjatë kalimit në kufij dhe gjatë qëndrimit në Maqedoni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus